Report TV - Spitali Hygeia fushatë ndërgjegjësimi kundër kancerit të lëkurës

2018-05-18 4

Nismave ndërkombëtare në kuadër të ndërgjegjësimit kundër kancerit të lëkurës i është bashkuar edhe spitali Hygeia me fushatën ?Kontrollo nishanet, parandalo melanomën?. Në kuadër të kësaj nisme Spitali Hygeia ofroi vizita falas për të gjithë punonjësit e drejtorisë numër 2 të shërbimeve në Bashkinë e Tiranës.

Spitali Hygeia i është bashkuar nismave ndërkombëtare në kuadër të ndërgjegjësimit kundër kancerit të lëkurës. Nën sloganin ?Kontrollo nishanet, parandalo melanomën? , Hygeia ka ofruar një numër të madh vizitash falas me aparaturën më bashkëkohore sot për sot në treg, Dermatoskopin FotoFinder.

Pjesë e tyre ka qenë edhe Drejtoria numër 2 e mirëmbajtjes në bashkinë e Tiranës punonjësit e së cilës janë më të predispozuar ndaj problemeve të lëkurës, duke qenë se janë të ekspozuar ndaj diellit për shkak të punës së tyre në terren. Pavarësisht kësaj ata thonë se nuk janë vizituar asnjëherë tek një dermatolog.

Free Traffic Exchange