Ora News - Festa e luleshtrydhes në Frakull, fermerët: Nuk jemi dëmshpërblyer

2018-05-18 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Luleshtrydhja i ka bërë të famshëm, ndaj në Frakull të Fierit i kanë kushtuar një festë të posaçme.

Por ky vit nuk ka qenë i mbarë për kultivuesit, të cilët ishin të paktë të panair.

Përmbytjet, mungesa e dëmshpërtblimit, subvencioneve dhe tregut, thonë se i kanë vënë në vështirësi.

Shqetësimet për dëmshpërblimet ia përcollën edhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit që ishte i pranishëm në festë.

Fermerët e Frakullës mbajnë peshën kryesore të furnizimit të tregut me luleshtrydhe dhe madje eksportojnë, ndaj përfaqësuesin e qeverisë dhe drejtuesit lokalë, i bënë jehonë punës që ata bëjnë

Klosi: Kemi shumë nevojë që Shqipëria të mbulohet me festa dhe njerëzit të kuptojnë që duke pasur më shumë mundësi për promovimin e vlerave turistike e të krijojmë një hartë të Shqipërisë turistike.

Subashi: Ka vite që Frakulla është bërë simbol i këtij prodhimi.

Por mesa duket panairi nuk është shijuar si i tillë nga deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh kryetar i kësaj force politike në Fier, Luan Baçi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/festa-e-luleshtrydhes-ne-frakull-fermeret-nuk-jemi-demshperblyer