Report TV - Korçë, përcillet mes lotësh i riu që vdiq te komisariati, familjarët në protestë

2018-05-18 0

Është përcjellë për në banesën e fundit 27-vjeçari Enea Ftoj, i cili u gjet i pajetë në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës. Familjarë, por edhe qytetarë të tjerë, kanë protestuar për vdekjen e 27-vjeçarit, duke akuzuar policinë si shkaktare. Me pankarta ku shkruhej ?Larg policisë raciste?, ?duam drejtësi? dhe ?Stop racizmit?, familjaret kërkuan zbardhjen e ngjarjes.

I riu Ena Ftoj u gjet një ditë më parë i pajetë në ambientet e komisariatit të Korçës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i familjarëve, të cilët akuzuan policinë për vrasje, pasi në trupin e viktimës kishte shenja dhune.

Free Traffic Exchange