Ekipi amator të futbollit ?Antigonea? në Gjirokastër nuk është lejuar nga pala greke sot që të kalojë në vendin fqinj. Ata kishin ftesë nga ekipi mik për një ndeshje miqësore, por janë bllokuar, pasi u është kërkuar garanci. Kapitenit të ekipit Aleksandër Serjani i është vendosur kryq në pasaportë, ndërsa në një prononcim për Report Tv ai sqaron debatin me doganierin grek.