'Dëshmitari X', 5 orë në Prokurori, ekspertët i regjistrojnë zërin si provë për audiopërgjimin

2018-05-18 0

Albert Veliu, "Dëshmitari X" i Partisë Demokratike është marrë në pyetje për pesë orë me radhë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet.

Veliut iu regjistrua zëri nga ekspertët e Prokurorisë si provë për videopërgjimin e tij ku pretendon se ka biseduar me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kampionet e zërit të Veliut do krahasohen me audiopërgjimet.

Më herët, ka qenë Agron Xhafaj ai i cili ka dhënë zërin te ekspertët e Prokurorisë për ta krahasuar me zërin audio që dëgjohet në videon e publikuar nga Partia Demokratike me protagonist Albert Veliun. Gjithashtu, Xhafaj kallëzoi për sajesë dhe manipulim të provave tre zyrtarët e PD të cilët publikuan videopërgjimin, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi.