Report TV - Dëshmia e dëshmitarit 'X', Rama: Maskaradë e opozitës për të bllokuar negociatat

2018-05-18 0

Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga Bullgaria ku mori pjesë në Samitin e Sofjes për Ballkanin Perëndimor në një konferencë shtypi nga Rinasi foli për mundësinë e hapjes së negociatave në fund të qershorit, por edhe dëshminë e dëshmitarit 'X' të PD, Albert Veliu kundër vëllait të Fatmir Xhafajt. Rama e cilësoi dëshminë e Veliut si një maskaradë nga PD, që ka vetëm një objektiv, bllokimin e negociatave.

Unë kam sy dhe veshë, kur pashë dhe dëgjova nuk u besova syve dhe veshëve. Kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Farsë mizerabël e organizuar nga një parti politike, që teorikisht është alternativë qeverisëse, ndërsa këtë e organizon për të mashtruar dhe bllokuar negociatat, sabotim monumental. Video shpk e PD tregon se në cfarë derexheje është katandisur PD, se cfarë mungesë respekti ka për inteligjencën e shqiptarëve dhe se pse ka pritur këtë kohë për të bërë këtë gjë për dicka që e ka pasur në dorë më parë. Të gjitha janë të mjaftueshme, në një kuptim e falenderoj PD që e bëri të lehtë demaskimin e kësaj maskarade me atë shfaqje që dha dje në skenën e teatrit të SHQUP-it. Ajo që iu servir publikut shqiptar është një manipulim i shëmtuar.