Report TV - Ja si dështoi 'arratisja' drejt Kosovës e dëshmitarit 'X'

2018-05-18 0

Paralelisht me publikimin e përgjimit nga PD të hënën e 14 Majit kanë filluar një sër lëvizjesh të bashkëpunëtorit X, Albert Veliu dhe familjes së tij që grenë dyshime të forta për ekzistencën e plani të mirë përgatitur për largimin nga Shqipëria ndoshta, për të kërkuar pastaj azil politik në një vend Europian. Report TV ka mundur të mësojë të gjitha lëvizjet e familjes në Vlorë dhe vetë super dëshmitarit i cili pas publikimit të përgjimit audio ka qëndruar në Tiranë por që dje u bllokua nga policia në Milot gjatë udhëtimit të tij drejt Kosovës.

Një burim në dijeni të rrethanave të lëvizjes së Albert Veliut i tregoi Report TV se mëngjesin e 17 Majit rreth orës 4 të mëngjesit është telefonuar një kompani taksi të cilës i është kërkuar shërbimi transportit të një personi drejt Kosovës. Nuk dihet ende nëse taksinë e ka telefonuar vetë Veliu apo dikush tjetër sikurse kush do të paguante për këtë udhëtim me kosto 200 euro. Rreth orës 4 e 11 minuta taksia ka ndaluar në një zonë të Tiranës ku në të ka hipur Albert Veliu. Ky veprim është ndërmarrë për ti dhënë kohë atij për t'u larguar nga territori shqiptar pasi PD pikërisht pasditen e të enjtes kishte planifikuar transmetimin e video-dëshmisë. Taksia së bashku me Albert Veliun pas 1 orë e 20 minuta nga nisja prej Tiranës kanë ndaluar në Milot për të ngrënë mëngjes.