Mësim për sinjalistikën rrugore në shkolla - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryerja e kursit te patentës nuk do te jete shkolla e vetme per mësimin dhe respektimin e  sinjalitikes rrugore. Duke filluar nga shtatori, edhe nxënësit do te kenë ore mësimi per njohjen e sinjalistikes ne rruge. Kjo nisme e propozuar nga Drejtoria e Transportit Rrugor ne bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit synon edukimin e te rinjve.



Rreth 18 mije persona marrin ne vit, lejen e drejtimit te mjetit. Rezultatet e shoqatës se autoshkollave rrezojnë paragjykimet e deritanishme. Sipas tyre, te rinjtë dhe veçanërisht femrat, janë drejtuesit me te mire te mjetit.



Hyrja e mësimit te sinjalitikes rrugore ne shkolla synon ndërgjegjësimin jo vetëm te drejtuesve te mjeteve, por edhe te këmbësoreve dhe personave qe përdorin alternative te tjera lëvizëse.