“Burrin ma vranë policët”, në shtëpinë e Enea Ftojit - Top Channel Albania - News - Lajme

2018-05-18 2

Enea Ftoj, 27 vjeç një ditë më parë ndërroi jetë në ambientet e Komisariatit të Korçës por ndërsa policia njoftoi zyrtarisht se vdekja ishte për shkaqe natyrale familjarët e tij e kundërshtuan këtë fakt duke dëshmuar se ndaj tij ishte ushtruar dhunë. Lajmin për vdekjen e tij familjarët e mësuan në ambientet e gjykatës ku do të zhvillohej seanca për vendosjen e masës së sigurisë ndaj 27-vjeçarit i cili akuzohej për vjedhje me dhunë.