Me të mbërritur në aeroportin "Nënë Ter" /> Me të mbërritur në aeroportin "Nënë Ter"/>

Ora News - Rama nuk tregon agjencinë ku bëri ekspertizën por e quan "audio-video shpk e PD"

2018-05-18 13

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me të mbërritur në aeroportin "Nënë Teraza" menjëherë pas samitit në Sofie, kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë me gazetarët.

Edi Rama: Xhafaj do vazhdojë të jetë në krye të detyrës që e bën me rezultate domethënëse. Ky është sabotim i mirëfilltë, jo vendimtar por balta bën punën e saj.

Nuk tregon agjencinë ku bëri ekspertizën e audiopërgjimit: Eshte manipulim

Edi Rama: Unë nuk i jam drejtuar asnjë firme, asnjë kompanie por një agjencie të specializuar. Adresën nuk mund t'ua jap.
Ajo çfarë kam bërë ka qenë urgjente për mua, për të ditur unë të vërtetën.

Nuk ka vlerën e një prove, provën duhet ta identifikojë dhe certifikojë, cilado që të jetë ajo, prokuroria. Por sa më takon, jam shumë i qartë dhe e përsëris, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar dhe mundësisht hedhur në erë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë.

Dita e djeshme mund tu ketë dhënë mundësinë të gjithëve të shikoni përmes audio-video shpk së PD se në çfarë derexheje është katandisur PD, çfarë mungese të plotë respekti ka PD për inteligjencën e shqiptarëve, se pse ka pritur pikërisht këtë kohë për të bërë këtë gjë për diçka që e ka pasur në dorë më parë.

Të gjitha këto janë të mjaftueshme. Në një kuptim e falenderoj PD që e bëri shumë të lehtë demaskimin e kësaj maskarade me atë shfaqe që dha dje në skenën e teatrit të SHQUP-it.

Pyetje: A ka emër agjencia?

Edi Rama: Nuk mund të ndihmoj asgjë lidhur me këto që pyesni. Përgjigjja ime e qartë dhe e prerë. Ajo çka iu servir publikut është manipulim. Fillimisht nuk i besova syve e veshëve, dhe më pas ... e kuptova se ishte për të qeshur dhe për të qarë. Për të qeshur për nivelin mizerabël të kësaj farse. Për të qarë në nivelin ku bie PD për të mashtruar opinionin publik


Vazhdoj të mbetem optimist per rezultat pozitiv

Edi Rama: Jemi në një fazë ku axhenda jonë nuk përputhet me axhendën e BE. Ka pak qartësi si do të shkohet në rrugën ëe reformimit të BE-së. Nëse do të shkohet në këtë rrugë

BE është në kulmin e debatit të brendshëm. Vazhdoj të mbetem optimist se në fund të qershorit do kemi rezultat pozitiv. Si do artikulohet dhe cfarë do ketë rrugës drejt këtij artikulimi nuk jua them dot por përpjekja jonë është fokusuar tek kapërcimi i këtij momenti
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-para-gazetareve-pas-samitit-ne-sofie