Ora News - Shkolla “Vasil Shanto” me laborator modern informatike

2018-05-18 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjitha shkollat e Tiranës do të pajisen me laboratorë modernë për zhvillimin e lëndës së Teknologjisë së Informacionit. Nisma është bërë e ditur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Eleni Sourani të cilët përuruan laboratorin e ri të informatikës në shkollën ?Vasil Shanto?.

Erjon Veliaj: ?E filluam fillimisht investimin tonë me terrenet sportive, të cilat pasditeve dhe në fundjavë janë të zëna, që do të thotë se nisma për hapjen e terreneve sportive për komunitetin ishte një strategji ideale. Pastaj, filluam me rikonstruksionin e shkollës, tani do të kalojmë tek palestra. Është shumë e rëndësishme që të investojmë edhe në infrastrukturë, por edhe në dhënien e dijeve, sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit. Duam që ta vijojmë këtë edhe me donatorë të tjerë, në të gjitha shkollat e Tiranës, për t?i pajisur ato me laboratorë modernë?.

Sipas Veliajt, një kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e të rinjve për teknologjinë e informacionit do të jetë japë edhe transformimi i Piramidës

Erjon Veliaj: ?Pyetja është a flasim gjuhën e kompjuterave, të teknologjisë së informacionit të kodimit? Dhe besoj se edhe në këtë fushë ku kemi pasur pak mangësi me këto investime, si në nivel kapilar në shkolla, si në nivel qëndror tek piramida të jemi të aftë, siç jemi ne shqiptarët në përgjithësi edhe në këtë gjuhë tjetër të huaj që është gjuha e programave kompjuterike."

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe jetësimin e këtij projekti në fushën e teknologjisë informative, që do të përgatisë të rinjtë për të ardhmen.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkolla-vasil-shanto-me-laborator-modern-informatike

Free Traffic Exchange