Ora News - Futbollistët kthehen në kufi, pala greke kryq në pasaportë trajnerit në Kakavijë

2018-05-18 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajnerit të ekipit amator të futbollit 'Antigonea', Albano Imerit, i është vendosur kryq në pasaportë nga pala greke në doganën e Kakavijës, ndërsa ekipi nuk u lejua të udhëtonte drejt vendit fqinj.

Ekipi i futbollit ishte nisur për një ndeshje miqësore me një skuadër amatore në ishullin e Skopelos në Greqi, me ftesë të ekipit vendas..

Por mësohet se në pikën e kalimit kufitar u kanë kërkuar ftesë për çdo anëtar të ekipit dhe jo një për të gjithë.

Në një reagim ai e ka cilësuar ngjarjen tendencioze dhe të turpshme për palën greke.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/futbollistet-kthehen-ne-kufi-pala-greke-kryq-ne-pasaporte-trajnerit-ne-kakavije

Free Traffic Exchange