LORE-Një i ri 26 vjeç është gjetur i vdekur pas monumentit të pavarësisë te sheshi i 'Flamurit' paraditen e sotme. Ka qenë një qytetar që ka njoftuar policinë, pasi pa trupin e pajetë.
Viktima është Albano Imeraj, që sipas të dhënave të para të policisë nuk ka shenja dhune në trup. Policia deklaron se paraprakisht dyshohet se ka kryer vetëvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët.
Pasi mësuan lajmin në vendin e ngjarjes mbërritën familjarët e të riut.