Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se ajo që ndodhi sot, me publikimin e personazhit i cili pretendon se ka bashkebiseduar me Agron Xhafën tregon se Basha është aktori dhe regjisori i audio përgjimit.
Balla: Asnjëherë deri më sot nuk ishte parë që një parti politike të humbiste kaq rëndë arsyen sa të përfshihej në një skemë të mirëfillte kriminale mafioze.
Deri dje kemi besuar se interesa të caktuara të grupeve kriminale apo të intrigantëve kishin shfrytëzuar interesin legjitim të një opozitë në rastin konkret të PD për të gjetur dhe denoncuar fakte nga më të ndryshmet që ndikojnë për keq në imazhin e qeverisë. Kemi menduar se naiviteti i lidershipit të PD ka bërë që kjo parti të përfshihej një skemë shantazhi kundër ministrit përgjegjës për luftën kundër krimit.
Ajo që ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qenë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm është tregues i shndërrimit të një partie politike në një organizatë të rrezikshme që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të tyre dhe më së pari sot për fatin e keq rezulton se Lulzim Basha është autori, regjisori dhe aktori i vdieopërgjimit të manipuluar me të cilën ka shpresën të bllokojë vendimmarrjen për hapjen e negociatave.
Nuk ja vlen aspak të debatosh për vërtetësinë e deklarimeve të një njeriu që edhe pa e njohur fare duket qartë se është një mashtrues teper i rëndomte, i dëenuar disa herë për disa vepra penale.
Ajo që duhet të sjellim në vëmendje të opinionit publik sot, dhe vecanërisht institucineve përgjegjëse, është fakti se është e rrezikshme skema dhe metoda që ka përdorur këtë ditë PD.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deshmitari-x-balla-basha-aktori-dhe-regjisori-i-audio-pergjimit-opozita-organizate-e-rrezikshme