Flet dëshmitari X ne audio –përgjimin e publikuar nga PD

2018-05-17 1

Partia Demokratike ka publikuar dëshminë e bashkëpunëtorit X, Albert Veliu, i cili merr përsipër të thotë para opinionit se ka biseduar me vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafajn për transport droge. Veliu tregon se njohja e tij me Agron Xhafajn daton që në vitin 2000 kur punoi në Itali me grupin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, në trafikun e lëndëve narkotike.
Dëshmitari: E takova për ti kërkuar ndihmë për të çuar hashash në Itali
Dëshmitari: Agroni më çoi te Ermali
Dëshmitari: Agroni komandon Vlorën
Dëshmitari: Atë punë ka bërë, e Ben edhe tani
Dëshmitari: Ka miqtë e tij qe hedhin mall në Itali
Sipas 51-vjeçarit trafiku i drogës mundësohej falë lidhjeve të Agron Xhafajt me drejtues të lartë të policisë së Vlorës.
Dëshmitari: Agroni kishte lidhje me Drejtorin e Policisë së Vlorës
Dëshmitari: Nuk kisha frikë nga policia. Rrugët ishin të hapura.
Dëshmitari Albert Veliu nuk mohon se është kërcënuar pas publikimit të audio-përgjimit nga Partia demokratike.
Dëshmitari: Shefi i Krimeve i ka shkuar djalit tim në punë 30 minuta pas publikimit të hënën. : I kanë shkuar djalit të puna duke i thënë do të ruajmë babanë. Dëshmitari: Kam marrë kërcënime
Prerazi thotë se zëri i përket Agron Xhafajt, ndërsa sqaron se regjistrimi nuk është bere prej tij.
Dëshmitari: Çfarë ka dalë janë fakte reale.
Dëshmitari: Zëri është i Agronit, çoje ku të duash. Bisedën se mohoj por përgjimin se kam bërë unë......
Kjo dëshmi vjen në një kohë kur Agron Xhafaj e ka mohuar që është në audio-përgjim dhe kur organi i akuzës ende se ka mbyllu riverifikimin për këtë çështje. Teksa prezantoi publikimin e dëshmisë së Agron Veliut, Lulzim Basha paralajmëroi kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm se do të marrin përgjigje të ashpër nga opozita dhe populli nëse rrëmbejnë dhe terrorizojnë dëshmitarin Veliu.