Report TV - 'Deshmitari X', Taulant Balla: Basha përdor skema mafioze me një mashtrues të dënuar

2018-05-17 0

Partia Socialiste ka reaguar zyrtarisht pas video dëshmisë së superdëshmitarit Albert Veliu, të cilin PD e quante ?bashkëpunëtori X? në përgjimin e pretenduar me Agron Xhafajn. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e ka quajtur një mashtrues të rëndomtë dëshmitarin Albert Veliu, ndërsa ka deklaruar se regjisori dhe organizatori i gjithë këtij sulmi është vetë kreu i PD, Lulzim Basha.

Sipas tij, PD po përdor një skemë kriminale dhe mafioze për të rrëzuar qeverinë, ndërsa i bën thirrje urgjente Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen. Balla theksoi se superdëshmitari i PD duhet të merret menjëherë si i pandehur, ose të merret në mbrojtje nga Krimet e Rënda, duke shtuar se demokratët e kanë paguar superdëshmitarin Veliu.