http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Samiti midis liderëve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor në Sofje përfundoi me nënshkrimin e deklaratës në të cilën theksohet rritja e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon, si parakusht për integrimin në Bashkimin Evropian.
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në konferencën e përbashkët për shtyp në mbyllje të samitit u shpreh optimist për të ardhmen e rajonit në BE.
"Ky samit na ka mundësuar krijimin e lidhjeve edhe më të ngushta me miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor, të cilët hap pas hapi çdo ditë vijnë pak më afër Bashkimit Evropian. Ankorimi në Bashkimin Europian nënkupton ndarjen e vlerave dhe parimeve, duke përfshirë respektimin e sundimit të ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e shprehjes - sepse Bashkimi Europian është para së gjithash një bashkësi vlerash dhe ligjesh ".
Ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka theksuar edhe njëherë rëndësinë substanciale të përparimit dhe jo datës.
?Unë nuk shoh ndonjë të ardhme tjetër për Ballkanin Perëndimor sesa BE. Nuk ka alternativë, asnjë plan B. Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës dhe ata i përkasin komunitetit tone. Ne kemi folur për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ashtu siç kam thënë edhe gjatë vizitës sime në Ballkan, Bashkimi Evropian është dhe do të jetë edhe në të ardhmen partneri më i madh i të gjithë Ballkanit Perëndimor?.
Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh skeptik për pranimin e shpejtë të anëtarëve të rinj.
?Jam pro që Ballkani t?i bashkëngjitet Europës, por çdo zgjerim i Bashkimit Europian duhet të shihet me shumë kujdes dhe rreptësi. Ne duhet të ndihmojmë të gjithë vendet që po kryejnë reformat dhe që avancojnë drejt Bashkimit Europian dhe kjo është një zgjedhje gjeostrategjike e imja. Por, nuk jam në favor të zgjerimit para se të kemi të gjitha bindjet e duhura dhe para se të bëjmë një reformë të vërtetë që mundëson thellimin dhe funskionimin më të mirë të Bashkimit Europian. 15 vitet e fundit kanë treguar një rrugë që e ka dobësuar Europën, duke menduar çdo herë për zgjerimin e saj. Dhe mendoj, se kjo nuk i shërben as vendeve kandidate as neve vetë duke pasur një mekanizëm që nuk ka më rregulla dhe që shkon gjithnjë drejt zgjerimit. Por jam në favor që Ballkanit të ketë një dialog strategjik të përforcuar, një perspektivë dhe që ne të ndjekim nga afër reformat që bëhen dhe t?i inkurajojmë ato pa hiprokrizi?.
Ndërsa kryeministrja britanike Theresa May tha se e ardhmja e rajonit përballet ende me rreziqe të mëdha dhe në këtë kontekst vuri në dukje rëndësinë e adresimit të këtyre sfidave për reformimin e mëtejshëm.
Samiti i Sofjes u mbajt në një moment vendimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë pasi të dyja vendet kanë marrë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e Negociatave.