Këngëtarja Anxhela Peristeri dhe tenori Kastriot Tusha janë bërë bashkë për të sjellë një projekt muzikor mjaft interesant. Bëhët fjalë për një variant ndryshe të këngës ?E çmendur?, me të cilën Anxhela Peristeri fitoi ?Këngë Magjike 2017?.
Sot Peristeri dhe Tusha ishin të ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku tregun më tepër për bashkëpunimin e tyre dhe prapaskenat e xhirimit të klipit.
?Ne i kemi bërë xhirimet veç e veç, unë nuk kam qenë kur Anxhela ka xhiruar, ndërsa Anxhela ishte kur xhirova unë. Ne jemi harmonizuar bukur bashkë. Unë kam vuajtur kur kam bërë xhirimet sepse sa herë nisnim xhirimet niste shiu. Kjo këngë është e vëçantë dhe konceptuar bukur?, tha Tusha.
Peristeri po ashtu tregoi se për të ishte hera e parë që xhironte natën dhe se e ka patur pak të vështirë për shkak të lëvizjeve.
?Xhirimet janë bërë në Tiranë dhe kanë përfunduar brenda natës. Unë nuk kisha xhiruar asnjëhrë natën. Ishte pak e vështirë sepse kishte shumë makina por emisioni yt është i pari që po e promovon dhe jam e lumtur për këtë?, tha Peristeri.