Përkujtohet Revolta e Spaçit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-17 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte mesi i majit të vitit 1973, kur të burgosurit në kampin e Spaçit, nisën hartimin e një revolte që shpërtheu në 21 maj. 45 vite më vonë, një dosje me mijëra faqe të vërtetash hapet për shqiptarët.



Një nga ata që rrëmon mes dokumenteve është Asqeri Hada, një nga të burgosurit në kampin e Spaçit që njohu disa preja tyre që ishin pjesë e saj.



Disa prej fletëve që rrëfejnë grupimet, ridënimet por edhe kërkesat e kryengritësve ekspozohen në ambientet e autoritetit të dosjeve të komunizmit, por ajo që duket më joshëse në një Shqipëri ku nuk lejohej të kishe një mendim ndryshe nga politika komuniste, është grupimi i të rinjve të dënuar në Spaç sipas disa bindjeve të tjera politike.



Këto dokumente do të qëndrojë në ambientet e autoritetit deri më 25 maj, por të gjithë të interesuarit do të mund të pajisen me dosjen e plotë nëse bëjnë një kërkesë zyrtare pranë autoritetit.