Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avionët e posaçëm kanë nisur monitorimin nga ajëri të territorit shqiptar për të zbuluar sipërtfaqe të kultivuara me kanabis. Për këtë operacion në Akademinë e Sigurisë u mbajt takimi i dytë në kuadër të planit kombëtar kundër kultivimit të kanabisit, me pjesëmarrjen e Zv/ministres së Brendshme, përfaqësuesve nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme dhe delegacioni i BE-së në Shqipëri.
Rovena Voda: Në kuadër të këtij projekti tashmë janë kryer fluturimet e para. Po kështu jam informuar e më vjen mirë ta ndaj dhe me ju që raportet e para të fluturimeve kanë qenë pozitive. Kështu që unë mendoj se ky rezultat na tregon që jemi në rrugë të mbarë, por sigurisht që në këtë rrugë jemi bashkë.
Zv/drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka zbardhur dhe planin e fluturimeve.
Aida Hajnaj: Në komponentin e parë edhe këtë vit Guardia di Finanza ka ndarë me shërbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar policor, planin operativ të monitorimit nga ajri për vitin 2018, që është nga 5 prill-15 maj 2018, do të kryhen 42 fluturime nga projekti ?SANCAS?. 16 shtator-31 tetor 2018 do të kryhen 43 orë fluturimi. Pala italiane do të financojë rreth 100 orë fluturime, të cilat do të zhvillohen nga data 16 maj-15 shtator 2018.
Përfaqësuesi i Prokurorisë Arben Kraja e ka vënë theksin në bashkëpunimin mes strukturave por edhe sbulimit të provave jashtë Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/monitorim-nga-ajri-zbulimin-e-kanabisit