Ora News - Çmimi i naftës rritet me 10-12 lekë për litër

2018-05-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një litër naftë në vend është tregtuar me 10-12 lekë më shtrenjtë ditët e fundit.Shoqata hidrokarbure e shpjegon këtë luhatje me rritjen e naftës në tregjet ndërkombëtare ndërsa pritshmëritë janë për një rritje të mëtejshme.Ndërkohë eksperti Vladimir Puka shprehet se përtej efektit ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet është e nevojshme që të ketë më shumë kontrolle në tregje.

Çmimi i naftës në vend ka shënuar një rritje me 10-12 lekë për litër duke u tregtuar me rreth 178 lekë.

Të kontaktuar nga Ora Neës shoqata hidrokarbure shpjegon se ky ndryshim ka ardhur i ndikuar direkt nga rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare për shkak të konfliktit SHBA-Iran.

Tregtuesit e naftës ë vend shprehen se tendenca për rritjen e çmimit të naftës do të vijojnë. Edhe ekspertët e shpjegojnë rritjen e çmimit të naftës me ndikimin e dhënë nga tregjet ndërkombëtare, megjithatë sipas tyre në Shqipëri reflektimi duhet të ishte më i ngadaltë si pasojë e shvlerësimit të dollarit dhe rezervave që kanë pikat e karburanteve.

Vladimir Puka sygjeron më shumë mbikqyrje në tregun e karburanteve në Shqipëri.

Vladimir Puka: Cilat janë elementet që e amortizojnë ose ta kishin amortizuar, si psh dollari që është likuiditeti që zotëron tregun e karburanteve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cmimi-i-naftes-rritet-me-10-12-leke-liter