Basha: Deshmitari X, nen terror nga policia. Arta Marku, kamikaze

2018-05-17 0

Ministri i Brendshëm nuk ishte në seancë plenare, kur Lulzim Basha tha se po i bën terror përmes policisë Dëshmitarit X, si dëshmi e origjinalitetit të audio-përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike.

?Prej 72 orësh Dëshmitari X dhe familja e tij janë nën presionin e tmerrshëm të bandave Xhafaj dhe terrorin policor. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit. Nëse thonë se audiopërgjimi nuk është i vërtetë pse i janë vënë prapa Dëshmitarit X? Çfarë nguti kanë? Mesa duket ekspertizën e audiopërgjimit kryeministri e ka bërë në Surrel. Nga e dinë policia e Xhafës kush është dëshmitari X? Nga e dinë ata kush është ky në audiopërgjimin që qenka i falsifikuar e manipuluar. Ua thanë Xhafajt, vëllai i madh dhe vëllai i vogël, sepse ata e dinë fare mirë kush është Dëshmitari X, sepse gjithçka që është thënë në atë bisedë është e vërtetë, por shteti nuk vepron.?

Jo pak i ashpër ishte në akuzat e tij edhe në adresë të kryeprokurores Arta Marku, të cilën nuk hezitoi ta etiketojë sërish si kamikaze të kryeministrit Rama.

?Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin. Kamikazet Marku e Prela nuk veprojnë. Agron Xhafaj përmes Fatmir Xhafaj ka emëruar drejtorët e policisë, nga Ard Veliu në shefat e Vlorës. Fatmir Xhafaj ka vendosur në krye të prokurorisë së Krimeve të rënda, dhe jo rastësisht u bë ditën kur u bë denoncimi i Xhafajt. Deri dje ishte Fatmir Xhafaj që mbronte Agron Xhafaj dhe që dje vëllai i tij mafioz mbron Fatmir Xhafajn. Agron Xhafaj nuk duhej të lejohej të largohej.?

Fjalimi i gjatë dhe jashtë rendit të ditës i kushtoi mbylljen e mikrofonit nga kryeparlamentari Ruçi, që e cilësoi një skenar të paramenduar bllokimin e seancës nga ana e opozitës.

?Nëse ju doni të vijoni me mesazhin tuaj për t?i thënë Sofjes se këtu s?ka normalitet, s?ështe lajm i mire, por do keni përgjegjësitë tuaja.?

Dy herë u ndërpre seanca, por Luzlim Basha komunikimin e vijoi edhe këtë të Enjte nga Facebook-u i tij.

Të tjera fakte paralajmëroi, ndërsa Edi Ramën e provokoi me shprehjen e tij, që nuk ia kursen demokratëve çdo të enjte nga salla e parlamentit.

?Faktet për të nuk do të vonojnë, por sot është dita të dëgjoni përsëri, me zë dhe me figurë, faktet e pakundërshtueshme se jo vetëm që audiopërgjimi është autentik, e nuk mund ta ekspertojë këtë vila e Surrelit, por edhe pse dëshmitë, faktet për rolin e Agron Xhafajt si koka e krimit të organizuar janë të plota dhe të thella. Ajo që keni parë dje dhe pardje është vetëm maja e ajsbergut, edhe ajo që do të shikoni sot është akoma mbi ujë. Nuk doja kurrë ta thoja edhe unë këtë, por fjalët në gjuhën shqipe kaq janë: Edi Rama, Fatmir Xhafaj nuk keni parë asgjë akoma.?

Ndërsa ish-Kryeinistri Berisha teksa e cilësoi akt terrorist presionin ndaj Dëshmitarit X ftoi shqiptarët të ngrihen për të rrëzuar qeverinë.

?Harron ky faqezi se zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund dhe provat janë autentike. Nuk mbetet gjë tjetër veçse shqiptarët që ky i mashtroi në mënyrë më të paskrupullt...

Free Traffic Exchange