Dhjetëra banorë të njësise Administrative të Katundit të ri, kanë protestuar para bashkise së Durrësit, për përmbytjet që kjo zonë ka pësuar ditët e fundit. Banorët akuzojnë se kjo situatë është e papranueshme në këtë stinë dhe pohojnë se kjo ka ardhur si rezultat i hapjes së digave të Bovillës.
Protestuesit të cilët ndodhen para ambienteve të bashkisë së Durrësit po tentojnë me forcë të hyjnë në ambientet e brendshme të saj.
Dhjetëra hektarë tokë bujqësore prej më shumë se 48 orësh gjendet nën ujë, pas daljes së lumit Erzen nga shtrati, kryesisht në zonën e Katundit të Ri. Kjo është hera e tretë që kjo zonë përmbytet brenda këtij viti