http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një 27 vjeçar ka gjetur vdekjen brenda ambienteve të komisariatit të Korçës. Enea Ftoj përdorues i lëndëve narkotike ishte shoqëruar tre ditë më parë ndërkohë që mendohet se ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit. Familjarët e viktimës e kanë mësuar lajmin në ambientet e gjykatës, ku do të zhvillohej seanca për dhënien e masës së sigurimit. Ata ngrenë akuza se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e dhunës.Menjëherë pas ngjarjes se rende kane nisur hetimet. Prokuroria ka sekuestruar kamerat e ambienteve të brendshme të Komisariatit dhe dhomave të sigurisë. Do të jetë ekspertiza ajo që do të zbulojë shkakun e vdekjes së 27 vjeçarit Enea Ftoi. Ajo pritet te kryhet nga dy eksperte, njeri i pavarur dhe një tjetër nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.