Parlamenti grek miraton memorandumin e mirëkuptimit me Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ditën e djeshme parlamenti grek  miratoi me shumicë votash ratifikimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet  Shqipërisë dhe Greqisë për Përshpejtimin e Procesit të Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Ratifikimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Shqipërinë  u votua nga partite  Syriza, Anel,  dhe Potami, ndërsa partia Demokracia e Re , partia Komuniste  dhe Agimi i Artë kanë kundërshtuar.Më herët, zëvendësministri I jashtëm Jorgos Katrougalos hodhi poshtë kundërshtimet e raportuesit të partisë Demokracia e Re, Simos Kedhikoglou, i cili pretendonte se marrëveshja me Shqipërinë është i paekuilibruar, nuk garanton interesat e Greqisë.
Zëvendësministri i jashtëm grek Katrugalos u shpreh se:
"Marrëveshja nuk ka të bëjë me asnjë angazhim të vendit tonë ndaj Shqipërisë. Detyrimi i vetëm që ekziston në këtë moment është që Shqipëria të përmbushë kriteret dhe kushtet për çështje veçanërisht kritike si fqinjësia e mirë, drejtësia, korrupsioni, respektimi i të drejtave të njeriut dhe të minoritetit grek. Shqipëria merr përsipër të përmbushë të gjitha detyrimet e kritereve të Kopenhagenit në perspektivën e saj të pranimit. Ne nuk duam një vrimë të zezë në Ballkan?