Zv.ministrja e Mjedisit në Report TV: Shqiptarët përdorin mbi 5 milionë qese në ditë

2018-05-17 0

Brenda 2020-ës shqiptarët do të reduktojnë me 50 % përdorimin e qeseve plastike aq shumë të dëmshme për mjesidin dhe për rrjedhojë edhe shëndetin tonë. Këtë gjë e pohoi vetë zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi e cila ishte e ftuar sot në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV për të folur mbi ndotjen e krijuar nga qeset plastike në vend dhe vendimin më të fundit të qeverisë për të ndaluar prodhimin, tregtimin dhe importin e disa llojeve qesesh të cilat janë të dëmshme për ambjentin. Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit foli me shifra konkrete se sa mendohet të jetë përdorimi i qeseve në Shqipëri. 

Censusi i 2011 raportoi që ne jemi afërsisht 2 milion e 800 mijë banorë. Nëse i pjestojmë me 4 dalim diku te 700 mijë familje. Për çdo familje , parametrat e BE për vende si Shqipëria japin të dhëna që ne përdorim mesatarisht 8 qese plastike në ditë të madhësive të ndryshme. Nëse bëjmë shumëzimet e nevojshme dalin 5 milion e 600 mijë qese çdo ditë të përdorura në Shqipëri. Imagjinoni për 1 muaj dhe imagjinoni për 1 vit. Nëse shohim sot këtë situatë në lumenj është si pasojë e kësaj. Imagjinoni sa shumë qese konsumohen dhe sa e vështirë është të hiqen qeset nga lumenjtë.

Free Traffic Exchange