TIRANE-Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas largimit nga seanca e sotme plenare deklaroi se koha e drejtësisë po vjen, jo nga Arta Marku, por nga populli që nuk do të lejojë Ramën që të rrënojë dhe të grabisë më tej shqiptarët.
Parlamentarizmin po e çojnë drejt vdekjes, Rama ka frikë nga përballja. Koha e drejtësisë po vjen, jo nga Arta Marku, por nga populli. Dita e sotme tregon kapjen e sistemit, politikës shqiptare dhe cdo qelize që shqiptarët kanë vite që luftojnë. Sot pas 27 viteve përballen me krimin e organizuar. Sot në parlament përdoren standarde të dyfishta, i mbyllet goja opozita. Kur themi drejtësinë do e marrë populli, them pasi nuk ka njeri që do të durojë. Është shumë e thjeshtë për ta kuptuar, asnjë shqiptar nuk do të lejojë që të hyrë dhe cënojë fëmijët e tyre. Unë nuk do ta lejoj, as të tjerët nuk do ta lejojnë. Fëmijëve po u shitet droga në shkolla dhe shumë të tjera. Do të vijojmë hap pas hapi, sot nuk erdhi ka frikë se do të përballet, gjeti Samitin e Bullgarisë dhe iku. Mbrojti Xhafajn, ishte ai që regjistroi Xhafajn, i nguli thikën dhe sot i thotë do të mbaj, pasi thotë edhe unë do të mbaj vëllanë tim. Parlamenti ka vdekur. Një i çmenduar asnjëherë nuk thotë jam i çmendur. Audio-përgjimi është i thjeshtë, i vërtetë.
Monika Kryemadhi