Seanca e sotme plenare në Kuvend ishte e tensionuar, pasi u ndërpre dy herë për shkak se Basha bllokoi foltoren. Por pavarësisht se Ruçi e ndërpreu seancën, opozita nuk u shqetësua, pasi Basha ka vijuar duke e pasqyruar komunikimin në Facebook.
Rolin e 'kameramanit' këtë seancë e ka bërë deputeti i qarkut të Elbasanit, Endri Hasa. Një një moment Taulant Balla kaloi para kamerës së telefonit me të cilin po filmohej Basha dhe ka ngritur dy gishtat lart.