Kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar sot që të flas në një kohë më shumë se çfarë ishte parashikuar në Kuvend, por kjo nuk është lejuar nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Pas shumë replikave dhe kërkesave të Ruçit, Basha kërkoi që të vijonte të fliste dhe tha se po tentohet që t?i mbyllet goja opozitës.
Më pas Ruçi, nuk e lejoi të fliste edhe njoftoi ndërprerjen e seancës për 10 minuta. Nga ky moment Basha i bëri thirrje mediave të transmetonin live në Facebook fjalën e tij. Edhe pse seanca ishte e ndërprerë kryedemokrati vazhdoi lumin e akuzave të tij ndaj Xhafajt dhe vëllait të tij.Tani po të them Gramoz Ruçi që gojën opozitës nuk ke për t?ia mbyllur dot as ti as Edi Rama, as Fatmir Xhafaj.
As me metodat e vjetra të sigurimit të shtetit ku jeni shkolluar dhe rritur dhe as me metodat e reja për të cilat ju kanë mësuar ata që ju japin milionat e drogës. Prandaj unë do të vazhdoj deri në fund këtu fjalën për çështjen e vetme që ka ky parlament, po të ishte parlament. Dhe nëse do të japësh kontributin tënd do të më lësh të mbaroj fjalën deri në fund.
Nëse do të vazhdosh ritualin e ndaljes së fjalës së opozitës për çështjen më të rëndësishme që ka sot Shqipëria, dhe një nga skandalet më të mëdha që po ndjek Europa, atëherë unë do të vazhdoj me mjetet që falë zotit as Sigurimi i Shtetit, dhe askush tjetër nuk mund të na pengojë për të komunikuar me qytetarët?, tha Basha, duke paralajmëruar se fjalimin e tij do ta vazhdonte live në rrjetet sociale.
Ruçi tha se ?nuk është në dorën time që të zgjedh dhe të marr, në dorën time është të zbatoj rregulloren e parlamentit? dhe ndërpreu seancën.