Report TV - Çifti i prokurorëve/ Dosja Gina-Gashi për fshehje pasurie transferohet në Fier

2018-05-17 0

Çifti i prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi, nuk do të gjykohen nga gjykata e Durrësit, por nga ajo e Fierit. Vendimi për transferimin e dosjes në këtë gjykatë është marrë pak ditë më parë nga prokuroria e qytetit bregdetar, e cila vendosi të shpallë moskopetëncën lëndore dhe të transferojë dosjen me të pandehur prokurorët Dritan Gina dhe Rovena Gashi në Fier. Ky vendim është marrë pasi prokuroria i ka komunikuar akuzat dy prokurorëve, dhe marrë ata të pandehur. Sipas burimeve të prokurorisë së Durrësit, dosja është transferuar në Fier, ku dhe do të gjykohet.

Ky vendim është marrë për të shmangur konfliktin e interesit, pasi Gina ka punuar për disa vite në prokurorinë e Durrësit dhe ka përfaqësuar këtë prokurori gjykatë. Nisur nga kjo situatë, për të mos i lënë vend çdo kalkulimi, prokuroria ka transferuar dosjen në Fier. Në Elbasan dhe Tiranë, nuk mund ta transferonin pasi Gina ka shërbyer si drejtues në Elbasan, ndërkohë në Tiranë, Gina vijon te të ishte prokuror, e ndërsa bashkëshortja e tij Gashi, ka shërbyer për disa vite në këtë akuzë. Ditën e hënë të kësaj jave, Prokuroria e Përgjithshme Arta Marku, nëpërmjet një njoftimi, dy prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina janë marrë të pandehur për veprën penale të fshehjes së pasurisë, akuzë kjo që është pasuar me urdhrin e pezullimit të tyre nga detyra.

Pasuria e bashkëshortëve Gashi dhe Gina po hetohej nga Prokuroria e Durrësit, e cila njoftohet se ka regjistruar ndaj tyre procedim, i cili parashikon veprën penale të ?refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë?. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, pezullimi nga detyra për Rovena Gashin dhe Dritan Ginën u firmos nga kryeprokurorja Marku më 11 maj, pasi kjo e fundit u njoh me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurve për të dy bashkëshortët.

Free Traffic Exchange