Ora News - Vlorë, 30-vjeçari qëllohet me armë në lokal

2018-05-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 30-vjeçar është qëlluar me armë në një lokal në Vlorë paraditen e së mërkurës. Eraldo.L.(Danaj) ka qenë i ulur në verandën e lokalit kur një person ka qëlluar me armë në drejtim të tij. Ai ka marrë dy plumba, një në këmbë dhe një në të pasme. 30-vjeçari nga LLakatundi u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori, duke përfituar nga rrugicat e shumta në zonë, është larguar në këmbë mes lagjeve dhe nuk është identifikuar ende.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, rrugën Gjergj Arianiti, në lagjen ?Pavarsia?. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

"Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri pistoletë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit,"-raporton policia
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/plagosje-me-arme-ne-vlore

Free Traffic Exchange