Ora News - Komuniteti Mysliman shtron iftarin e ditës së parë të Ramazanit

2018-05-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komuniteti Mysliman ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë që agjërojnë në muajin e Ramazanit. Pjesë e tryezës së iftarit ishin dhe autoritetet më të larta të vendit.

Iftari është momenti i mbylljes së një ditë agjërimi, moment lutje dhe dëshire për të gjithë besimtarët mysliman.

Është traditë e bukur e religjionit në Shqipëri në tryezën e iftarit të jenë përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare si ai katolik, ortodoks, bektashinj dhe protestant.

Bruçaj: Ramazani është një festë hyjnore për të gjithë ne, për të trokitur në portën e mëshirës së pafundme të të gjithëmëshirshmit. Pra ne le ti përgjigjemi kësaj ftese hyjnore për të krijuar ura komunikimi me njëri-tjetrin. Të bëhemi më të përgjegjshëm për përgjegjësitë që kemi për njerëzit në nevojë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/komuniteti-mysliman-shtron-iftarin-e-dites-se-pare-te-ramazanit