Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Mentor Kikia i ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se me procesin e vettingut, policëve të thjeshtë u kërkohet të deklarojnë edhe për veprimtarinë e baxhanakëve, ndërsa ministri i Brendshëm duhej të deklaronte publikisht për problemet e të vëllait.
Kikia: Në momentin kur një polici të thjeshtë i kërkohet të deklarojë çfarë bën baxhanaku, ti si ministër i brendshëm duhet të deklarosh se kam një vëlla që ka bërë këtë gjë. Po i trokasim në derë një Evrope ku një ministër dha dorëheqjen pse kishte pasur ca rreshta të vjedhur të doktoraturës. Nuk mund të ecim me teorinë se kështu janë këto.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kikia-policit-te-thjeshte-i-kerkohet-cfare-ben-baxhanaku-xhafaj-te-deklarohej