Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur në një mbledhje në Presidencë, Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Burime për Report Tv pranë Presidencës thanë se mbledhja ka qenë e planifikuar dy javë më parë dhe nuk ka lidhje me zhvillimet e fundit politike.
Në mbledhje marrin pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe krerët e institucioneve të lidhur me sigurinë e vendit si drejtori i SHISH, SHIU-t dhe Policisë së Shtetit.
Në fokus të kësaj mbledhje janë prioritete të Sigurisë Kombëtare. Report Tv mëson se mbledhja është kërkuar nga kreu i shtetit Ilir Meta i cili kryeson mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.