Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Galeritë e minierës së Bulqizës marrin një tjetër jetë. Ngjarja ka ndodhur në zonën D. Viktimë mësohet se ka mbetur 50-vjeçarja Shpresa Rami, e cila dyshohet se është goditur nga një automjet i tonazhit të rëndë.
"Rreth orës 14.20, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në pjacalen (shesh grumbullimin e kromit ) në zonën D, të minierës në Bulqizë, gjatë punës shtetasja Sh.R, rreth 50 vjeçe, banuese në Bulqizë, (punëtore), paraprakisht dyshohet se është goditur nga një automjet i tonazhit të rëndë, ku për pasojë ka marrë dëmtime të rënda. Menjëherë është bërë transportimi për në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën" thote policia.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bulqize-gruaja-humb-jeten-ne-galeri-ndersa-mblidhte-krom