Ora News - Shifrat alarmante të Eurostat për minorenët shqiptarë që kërkuan azil në BE

2018-05-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse me një numër më të ulët se një vit më parë numri i minorenëve shqiptarë që kanë dorëzuar kërkesën për azil në një nga vendet e BE mbetet sërish I lartë. Sipas Eurostat, Shqipëria renditet e 16-ta në listën e vendeve ku disponohen kërkesa për azil nga minorenët duke u renditur pas Marokut dhe Sudanit me 530 kërkesa gjatë vitit të shkuar në 31 mijë e 400 kërkesa që rezultojnë gjithsej në vitin 2017

Të dhënat e Eurostat flasin për 530 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar nga prindërit që kanë kërkuar azil dhe duke zënë kështu vendin e parë në europë për numrin e kërkesave.

Dhe në listën e vendeve me më shumë kërkesa nga minirenët shqiptarë është Britania e Madhe me 250 kërkesa për azil . në vend të dytë vendi më i lakmuar nga minorenët shqiptarë mbetet Suedia me 75 kërkesa e ndjekur nga dhe Belgjika e Gjermania, me 55 kërkesa për azil nga minorenët shqiptarë.

Pas Shqipërisë, numrin më të lartë të aplikimeve të fëmijëve nga Europa e zë Rusia dhe Turqia , ndërsa nga vendet e rajonit rezulton të jetë vetëm Kosova me 35 aplikime, Serbia me 25 dhe Bosnja me 10 të tilla.

Në listën me 31 mijë minorene të pashoqëruar nga e gjithë bota vendin e parë e Afganistani, e ndjekur nga Eritrea, Gambia dhe Guinea.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shifrat-alarmante-te-eurostat-minorenet-shqiptare-qe-kerkuan-azil-ne-be