Report TV - 'Policët në fushatë', nis gjyqi i LSI kundër Edi Ramës në Gjykatën e Beratit

2018-05-16 6

Nis në Gjykaten e Rrethit te Beratit, seanca ankimuese kundër Vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme për pushimin e çështjes ndaj Kryeministrit Edi Rama ku LSI e kishte paditur këtë të fundit për thirrje që i bëri policisë së shtetit në fushatë elektorale.

Seanca nisi këtë të mërkurë, në oren 11:00 dhe po drejtohet nga kryetarja e trupit gjykues, Lutfije Celami, ndërsa Partia Levizja Socialiste për Integrim përfaqësohet nga avokat Ylli Manjani. Palet po vihen në dijeni në lidhje me çështjen, ndërkohë që përfaqësuesi i prokurorisë Dritan Gripshi, ka kërkuar më tepër kohë. Manjani u shpreh se Prokuroria e Përgjithshme duhet të ishte vetë prezent për të debatuar në lidhje me çeshtjen.

Free Traffic Exchange