Ora News - Thirrja e Ramës për policët, LSI kërkon rinisjen e hetimit për kryeministrin

2018-05-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Beratit nisi shqyrtimin e ankimit të LSI kundër vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme për pushimin e hetimit ndaj kryeministrit Edi Rama për thirrjet politike ndaj efektivëve të Policisë gjatë fushatës elektorale. LSI u përfaqësua me Ylli Manjanin si avokat, i cili pas shtyrjes së seancës së parë kritikoi ashpër punën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka veshur mantelin e avokatit për të mbrojtur ankimimit të Lëvizjes Socialite për Integrim kundër pushimit të hetimit ndaj kryeministrit Edi Rama për thirrjen që u bëri efektivëve të Policisë së Shtetit nga Kuçova, që pas punës të mblidhnin vota për Partinë Socialiste.

Por shqyrtimi i çështjes në Gjykatën e Beratit nisi me shtyrje, pasi prokuroria kërkoi më shumë kohë për tu njohur me dosjen.

Për ish-Ministrin, avokat, kjo ishte tregues i çorientimit të Prokurorisë së Përgjithshme, me të cilën u tregua kritik për mbylljen e hetimit.

Manjani: Po kërkojmë të hetohet dhe prokuroria e përgjithshme duhet të ishte sot këtu që të mbronte punën e vet. Prokuroria se ka parë të arsyeshme, e kanë hedhur nga një short tek një tjetër ngaqë janë seriozë, kanë një seriozitet të pa parë, sidomos pas reformës e kanë kënaqur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/thirrja-e-rames-policet-lsi-kerkon-rinisjen-e-hetimit-kryeministrin