Analizë/Ndikimi rus në Europë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-16 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në prag të samitit të Sofjes, i cili do të mbahet nesër më 17 Maj, Euobservër në një analizë të gjatë argumenton rrezikshmërinë në rritje të ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor. Artikulli gjithashtu kritikon deklaratën e përbashkët që pritet të nënshkruhet nesër në samitin e Sofjes, se ka në fokus interesa financiare dhe jo të zgjerimit.



?Deklarata me nëntë faqe e Sofjes kryesisht merret me çështje të infrastrukturës së pakontestueshme, siç janë projektet e autostradës dhe aeroportit, në vend që të bëjnë deklarata strategjike. Nuk përmend aspak "anëtarësimin", "pranimin" ose "zgjerimin" e BE-së dhe nuk përmend Rusinë, edhe pse krerët e BE planifikojnë të diskutojnë në takimin e së enjtes atë që një diplomat i BE-së e quajti "ndikim shkatërrues" të Rusisë.?



Euobserver tenton të tërheqë vëmendjen e krerëve të politikës së BE, që përpara se të zotohen edhe njëherë në qëndrimet e tyre mbi zgjerimin e Ballkanit Perëndimor të marrin në konsideratë përpjekjet e Rusisë për ta penguar këtë proces.



Në artikull citohen edhe deklaratat e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, të cilat i ka bërë gjatë një interviste për EUobserver pak kohë më parë.



"Rusia kundërshton zgjerimin e NATO-s në rajon dhe kërkon të prishë reformat e drejtuara nga BE. Moska nuk I humbet mundësitë në drejtim të shfrytëzimit të problemeve rajonale. Perëndimi duhet të kujdeset për ndërhyrjen ruse në përparësitë e BE në Maqedoni, Malin e Zi dhe Serbi. Moska është treguar e përgatitur të nxisë tensionet nacionaliste në mënyrë që të pengojë përparimin. Interesi I Rusisë mund të jetë paqëndrueshmëria dhe jo stabiliteti. Edhe në Shqipëri, ku menduam se ishim imun ndaj ndërhyrjeve të Rusisë ... ekziston një hetim mbi pohimet se kundërshtarët tanë politikë morën mbështetje financiare [ruse] në shkelje të legjislacionit tonë?



Më tej nënvizohet fakti se ngjarja e Sofjes u hartua për të përshpejtuar pranimin, pasi Komisioni Evropian tha se Mali i Zi dhe Serbia mund të bashkohen deri në vitin 2025. Komisioni ka vënë gjithashtu në garë Shqipërinë dhe Maqedoninë duke rekomanduar hapjen e negociatave me BE.

Free Traffic Exchange