Kryeministri Rama: Ekspertizë nga jashtë për audio përgjimin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-16 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në mbledhjen e grupit të partisë socialiste, Rama u ndal gjatë tek cështja e ditës, akuzat e PD ndaj ministrit Xhafaj se ka mbrojtur nga ekstradimi drejt Italisë të vëllait të tij të dënuar për trafik droge.



Kryeministri Rama pohoi gjithashtu se ka kërkuar nga institucionet ligjzbatuese të huaja, ekspertizë shkencore të audio përgjimit  që u publikua nga PD.



?Maskaradë e mirëfilltë destabilizuese e vënë në skenë për ti thënë Europës që ky është një vend ku ministria e Brendshme është organizata mëmë e trafikut të drogës. Ministri i Brendshëm paska fshehur prej 6 vitesh dënimin me burg të vëllait në Itali për një vepër të kryer 15 vjet më parë. Ky sekret mafioz u shpërnda jo vetëm në median tonë e cila pati një shok amnezik por u shfaq në të gjitha faqet e facebook të kryeministrave të vendeve BE-së?