Ora News - Agron Xhafaj thyen heshtjen: Do i dorëzohem drejtësisë Italisë

2018-05-16 0

Për më shumë lexoni në:

Dy ditë pas publikimit prej PD të audio-përgjimit, ka reaguar dhe vëllai i Ministrit të Brendshëm. Duke i konsideruar akuzat e opozitës për përfshirje në trafik droge si të pavërteta dhe audio-përgjimin si shantazh, Agron Xhafaj në shkresën publike deklaron se i është drejuar vetë autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt tij.

Agron Xhafaj: Pranë Prokurorisë, kam deklaruar edhë në shpjegim e konform ligjit, se audio e publikuar, përfshirë efektet zanore si dhe imazhet e sajuara janë false, dhe janë bërë publike në media me qëllim shantazhin dhe presionin ndaj meje e vëllait tim, Ministëri Brendshëm. Në datën 15 Maj 2018, kam kryer të gjitha procedurat e nevojshme, të parashikuara nga ligji, përfshirë depozitmin e zërit tim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të ekspertit të fushës.

Por ai shton se nga drejtësia italianë nuk ka pasur kërkesë për ekzekutimin e vendimit ndaj tij.

Agron Xhafaj: Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse. Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt.

Ai pranon se ka gabuar në rini dhe sipas tij si jo pak të tjerë. Por shton se kush lexon dosjen e kupton rolin e tij në histori.

Po ashtu, Xhafaj shton se nuk i është shmangur hetimit dhe për këtë janë të dokumentuara të gjitha përpjekjet.

Agron Xhafaj: Ishin vetë autoritetet italiane që më liruan pas njëmuaji ndalimi dhe urdhëruan largimin tim nga Italia. Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për tu pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar.

Duke shtuar se prej vitit 2002 ndaj tij nuk ka pasur asnjë shkelje të ligjit, Xhafaj i cilëson akuzat e PD-së si shantazh dhe presion politik ndaj familjes së tij.


Ora News -
http://oranews.tv/article/agron-xhafaj-thyen-heshtjen