Ora News - Çelet në Durrës panairi një ditor i punësimit me 1090 vende pune

2018-05-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
1090 vende të reja pune u janë ofruar qytetarëve të Durrësit në panairin një ditor të punës. Oferta kryesore vjen nga sektori i shërbimeve që kërkon punëtorë për sezonin turistik. Por kjo ofertë nuk i ka kënaqur më të rriturit dhe ata të profilizuar, që thanë se nuk e gjetën punën e kërkuar.

1090 vende të reja pune u ofrohen qytetarëve durrsakë në Panairin e Punës çelur në qytetin bregdetar si organizim i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Oferta kryesore vjen nga biznesi privat, por vende të reja pune kanë edhe institucionet shtetërore.
Ndaj drejtori i Zyrës Rajonale të Punës në Durrës përmes Ora News apeloi qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi.

Ndërsa Durrësi po bëhet gati për sezonin e ri turistik, bizneset që operojnë në sektorin e shërbimeve kanë më shumë nevojë për punonjës.

Të shumtë ishin ata që aplikuan duke shfrytëzuar mundësinë për punësim, ndërsa të tjerë thonë se nuk e gjetën punën e kërkuar sipas profilit.

Durrësi është mes 4 qarqeve me numrin më të lartë të të papunëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/celet-ne-durres-panairi-nje-ditor-i-punesimit-me-1090-vende-pune