Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetët e opozitës kanë vazhduar edhe sot aksionin në Komisionet parlamentare, duke akuzuar Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se po ndalon ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj në Itali.
Deputeti, Enkelejd Alibeaj, theksoi se prej ditësh Ministri nuk shfaqet në media.
Por Xhafajn e pamë sot në grupin parlamentar të PS-së, ku Kryeministri tha se Ministri i Brendshëm nuk ka pse të përgjigjet as moralisht dhe as ligjërisht për akuzat e e PD-së që sipas tij janë të gjitha një mashtrim për të destabilizuar qeverinë dhe bllokuar negociatat.
Alibeaj: Ne duhet të diskutojmë thjesht dhe vetëm si na ndodh që ne kemi nga njëra anë një Minsitër të Brendshëm të zhdukur këto tre-katër ditë, që nuk merr përgjegjësitë e tij ligjore mbi të gjitha politike se nuk po them ato morale, se morali politik i kësaj qeverie ka kohë që është tretur në eter, por të paktën ato që ligji ja detyron Ministri i Brendshëm.
Nga ana tjetër kemi një shtetas, vëllai i Ministrit Agron apo Geron Xhafaj i cili me vendim gjyqësor të formës së prerë, i ekzekutueshëm edhe në territorin shqiptar, shëtit i lirë dhe i bën karshillëk këtij Kuvendi po e po, deputetëve po e po, shqiptarëve po e po dhe çdokujt që me zemër ja do të mirën këtij vendi.
Kjo është çështja për të cilën do të duhet të diskutojmë edhe njëherë për të cilën gjithësecili prej nesh, këtu më shumë sesa të tjerët, meqë jemi dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, do të duhet të marrëim përgjegjësitë tona politike, morale dhe ligjore meqë kemi edhe policinë e shtetit këtu, edhe Ministrinë e Brendshme, edhe prokurorinë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/alibeaj-pyet-ku-eshte-ministri-xhafaj-shfaqet-tek-grupi-i-ps-se