Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama deklaron se audiopërgjimi i publikuar nga PD është "maskaradë e opozitës" me qëllim destabilizimin dhe se nuk ka asnjë provë për të implikuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në mbledhjen e grupit PS-së, Rama tha se ka marrë mbrëmë pergjigjet e analizava nga një laborator shkencor që ka vërtetuar se audiopërgjimi nuk është autenik dhe se nuk është provë kompromentuese ndaj ministrit, prandaj Xhafaj nuk ka pse të përgjigjet as moralisht dhe as ligjerisht.
Rama tha se opozita "vulëhumbur dhe 'pa atdhe" e tronditur nga frika e drejtësisë që hap pas hapi ka nisur të çlirohet nga kthetrat e tyre dhe të pastrohet nga dhumi i mbledhur prej tyre në prokurori e gjykata për 20 vite ata janë vërsulur me tërbim". Prandaj paralajmëroi se për këtë që ai e quajti "maskaradë" do përgjigjet dikush dhe me burg.
Disa nga deklaratat e Rames ne mbledhjen e grupit PS
Audiopergjimi nuk eshte prove kompromentuese ndaj ministrit
Rama: Berisha tha materialin audiokomprementues dhe shtoi se dëshmitarin nuk e nxjerrim se kemi frikë se mos na e vrasin. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer një nga laboratorët më të mëdhenj të botës. Ajo provë më mjafton për t'ju thënë juve se nuk jemi përpara një prove kompromentuese ndaj ministrit. Jemi përpara një materiali jo autotenik që synon destabilizimin. Nuk ka vlerë ligjore konkluzive.
...
Nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve
Rama: Nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve por nuk jemi as njerëz që i kërcasim dhëmbët organit të drejtësisë kur secili prej nesh vihet nga organet e drejtësisë.
Akuzat sot nuk vijnë nga organi i drejtësisë nuk kanë asnjë vlerë por nuk mund të neglizhohen dhe as nuk mund të lihen me sqarimet e radhës. Pasi në majë e thikës së tyre qëndron një material konkret. Për audio përgjimin dikush duhet të përgjigjet jo me fjalë por me burg. Por sot që flasim ministri i Brendshëm nuk mund të përgjigjet ligjërisht jo e jo, por as moralisht.
Nga rizbulimi i dënimit të formës së prerë në Itali të vëllait të Ministrit të Brendshëm për të cilin nuk ka pasur që do të thotë se pavarësisht llogjeve të kazanit politik e mediatik të opozitës dhe jo vetëm. Pavarësisht teorive të revolucionarëve që kërkojnë drejtësi por që në jetën e tyre nuk kanë lexuar një ligj të vetëm
...
Rama:... Gojë të shqyera të politikës fekale dhe fekaleve të kanaleve mediatike. Politika nuk është maskarallëk kolektiv....
...
Rama: Jam i gatshëm të bëhem copë dhe do ta bëj për të mbrojtur punën e një ministri apo kryetari bashkie që ia di dhe vlerësoj punën që bën edhe kur ka kundërshtarë. Por nuk kam qenë dhe as nuk do asnjëherë të angazhoj PS për të bërë avokatin kur është fjala për tu përballur me organin e drejtësisë cilado qoftë drejtësia.
....
Ekspertizë shkencore për audiopërgjimin, hetim per vellane e Xhafes
Rama tha se kishte kërkuar ekspertizë mbi autencitetin e audiopërgjimit n...