Transformohet Piramida, Rama: Ishte ëndrra ime e vjetër, Erioni po zgjon Tiranën nga gjumi

2018-05-16 0

Nga një ngrehinë, ndërtesa ikonike në qendër të kryeqytetit sikurse është Piramida, shumë shpejt do të kthehet në qendrën më të madhe të zhvillimit të teknologjisë së informacionit në rajonin tone.

Kryeministri Rama vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për zgjimin e Tiranës nga gjumi dhe për transformimin e saj në këto vite. ?Kemi pasur shumë përpjekje gjatë viteve dhe me Erionin kemi diskutuar që në fillim kur ai mori mandatin për ta zgjuar Tiranën nga gjumi. Vazhdimisht pyetja ishte çfarë mund të ishte që mund ta mbante godinën gjallë? Është e vërtetë që në fund erdhëm te pika që kjo godinë duhet t?u shkonte fëmijëve dhe të rinjve?, tha Rama.

Kreu i qeverisë e cilësoi projektin për rivitalizimin e Piramidës dhe projektin Tumo, si një nga projektet më të bukua që ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë duke shkuar ?përtej ëndrrës time më të bukur?.

?Erioni kërkonte për ta kthyer këtë në një qëndër për këtë pjesën e të rinjve trendi të Tiranës, një komunitet gjithsesi minoritar brenda komunitetit të madh të të rinjve të Tiranës. Gjë që mund të rrezikonte që ta kthente në një qendër rinore të ardhur me sforcim në kohë. Ndërkohë që unë i thosha fëmijët, fëmijët, fëmijët. Sigurisht besoj se kjo është më shumë merita e Zahos se e imja. Dhe e mbaj mend shumë mirë një ditë kur Erioni më telefonoi i ekzaltuar si gjithmonë në fakt, edhe kur telefonon për një pusetë, edhe kur telefonon për një projekt transformues me pasoja për brezat dhe më tha: ?E gjetëm lal. U zgjidh kjo punë?. Më foli për Tumën dhe është diçka sinqerisht përtej ëndrrës sime më të bukur?, nënvizoi ai.