TIRANE-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sëbashku me Kryeministrin Edi Rama dhe Michael D. Granoff, Drejtor i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, morën pjesë në prezantimin e projektit transformues të Piramidës në qendrën më të madhe multifunksionale për të rinjtë, e fokusuar kryesisht në arsimimin digjital, por dhe të artit e kulturës sipas modelit ?TUMO?.
Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj u shpreh se ky është një projekt i cili do ndryshojë rrënjësisht godinën aktuale. Ndërsa Rama u shpreh se kjo ishte ëndrra e tij e vjetër që në kohën që drejtonte bashkinë e Tiranës, ndërsa tashmë po bëhet realitet.