Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këmbanat e alarmit kanë muaj që bien në fshatin Boboshticë .
Vjedhjet janë kthyer në fenomen dhe banorët thonë se flenë më frikë.
Banor: "Me frikë flejmë, rrimë dëgjojmë se mos vjen ndonjë dhe na hidhet nga dritarja ose çatia."
Në zonë janë regjistruar disa dhjetra raste, por banorët thonë se asnjë autor nuk ka përfunduar në pranga.
Por për tej pasigurisë, banorët thonë se fenomeni i vjedhjeve po i dëmton imazhin zonës turistike
Banor: "Këto gjëra duhen dënuar rëndë."
Shumica e banorëve në fshat janë moshë e tretë pasi të rinjtë janë në emigrim. dhe ky fakt sipas kryeplakut Kostandin Xhoxho e ka vënë Boboshticën në shenjestër të hajdutëve
Kostandin Xhoxho: "Fshati nga rreth 1.500 banorë që ka pasur në vitet '90, emigracioni ka bërë punën e vet dhe njerëzit janë larguar. Shtëpitë janë lënë të kyçura dhe ato shtëpi janë goditur më tepër."
Vjedhja e fundit në Boboshticë ishte ajo në banesën e shtetasit Thanas Medi ku autorët morën 2 milion lek të reja dhe disa bizhuteri. Policia pas çdo rasti ka thënë se po punon për identifikimin e autorëve, por ende asnjë nuk ka përfunduar në pranga.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-boboshtice-flene-me-frike-banoret-roje-shtepive-kunder-hajduteve