Kush vjen per dreke/ Te mirat e konsumit te qiqrave dhe perdorimi i tyre ne sallata (16.05.2018)

2018-05-16 23

Qiqrat janë kultura më e vjetër e ngrënshme në botë. Ato kanë qenë pjesë e dietave tradicionale për më shumë se 7.000 vjet dhe vazhdojnë të jenë të pranishme në dietat e shteteve më të shëndetshme në botë. Qiqrat janë një tip legume që ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore.
-Ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak
-Ndihmojnë për të rënë nga pesha
-Ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës nga sëmundje të ndryshme
Por përgatitja e tyre përgjithësisht kërkon pak kohë pasi duhet të qëndrojnë paraprakisht në ujë përpara se të gatuhen.
Ato mund të përdoren në receta të ndryshme po ashtu edhe në sallata. Për përgatitjen e një sallate me bazë qiqra do t?iu nevojiten keto përbërës:
-400 gramë qiqra
-majdanoz dhe qepë e njomë
-dy avokado
-lëng limoni
-50 gram djath i bardhë
-kripë dhe piper
Duhet të keni parasysh se nëse përdorni qiqra të konservuara duhet ti shpërlani ato me ujë paraprakisht. Por nëse i keni përgatitur vetë ato duhet t?i lini të ftohen për të përgatitur sallë të ftohtë.

Free Traffic Exchange