Ora News - Agron Xhafaj thyen heshtjen: Do i dorëzohem drejtësisë Italisë

2018-05-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pasi kallëzoi penalisht në Prokurori tre zyrtarët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji, të cilët publikuan të hënën audio-përgjimin përmes të cilit pretendonin se Agron Xhafaj vazhdon të ushtrojë aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës në Vlorë, ky i fundit ka thyer heshtjen sot edhe përmes një letre të hapur publike.

Ai thotë se ka vendosur ti drejtohet vetë autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt tij.

Një hap të tillë, Agron Xhafaj thotë se do ta ndërmarrë pikërisht sot, ku do të paraqitet në Itali tek autoritetet përkatëse.

"Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt" shprehet ai, duke pranuar se edhe ai si shumë shqiptarë të tjerë ka gabuar në rininë e tij.

Por nga ana tjetër, Agron Xhafaj, ka mohuar akuzat e opozitës se ai i është shmangur hetimit dhe gjykimit, duke deklaruar se kanë qenë vetë autoritetet italiane që kanë urdhëruar largimin e tij nga Italia.

"Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për tu pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar" thotë ai.

Agron Xhafaj thotë se "prej vitit 2002 e deri më sot nuk ka asnjë sjellje, apo vepër time që të ketë qënë në kundërshtim me ligjin dhe me moralin. Kam bërë të gjitha përpjekjet dhe jam krenar që sot e prej shumë kohësh ia kam dalë që të kem një jetë normale si gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Prej shumë kohësh energjitë dhe vëmendja ime i janë kushtuar tërësisht familjes time".

Si rrjedhojë e këtij presioni politik dhe publik kundrejt familjes time, thekson vëllai i Ministrit të Brendshëm, "dhe në pamundësinë për t'i ofruar fëmijëve një jetesë të qetë e pa stresin e përditshëm të shpifjeve e shantazhit, por edhe në bindjen time se ky është vendimi i duhur, marr guximin të kryejë vet këtë hap të rëndësishëm dhe të përballem në rrugë ligjore me ekzekutimin e vendimit".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/agron-xhafaj-thyen-heshtjen