Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shirat intensive të pranverës rikthyen përmbytjet. Lumi Ishëm doli nga shtrati në Krujë dhe vuri nën ujë rreth 40 hektarë tokë të mbjellë.
Situata më problematike paraqitet në fshatin Murqin.
Sipërfaqe tokë një pjesë e rrugës ishte nën ujë edhe këtë mëngjes, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të fshatit.
Ata thonë se përmbytja u ka dëmtuar të mbjellat ndërsa kujtojnë se kjo është përmbytja e 7 në vitin e fundit.
Problematika të theksuara nga reshjet pati edhe në Rrogozhinë.
Autostrada Lushnje-Rrogozhinë ishte vështirësisht e kalueshme për disa orë për shkak të nivelit të lartë të ujit, ndërsa probleme pati edhe në qytet.
Për pasojë në disa biznese e banesa u raportua prezencë uji
Shkak u bënë mosfunskionimi i pusetave për tërheqjen e ujit.
Vështirësi pati edhe në fshatin Gosë e Vogël.
Vërshimi i ujrëve bllokoi rrugët dhe kanalet duke e cuar ujin në oborret e banesave.
Një pjesë e vendit prej ditësh ka qenë nën ndikimin e motit me reshje intensive shiut, por prej kësaj të mërkure situata sinoptike do të ndryshojë duke na rikthyer në kushtet atmosferike të pranverës me diell e temperatura të larta.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/reshjet-nxjerrin-nga-shtrati-lumin-ishem-8-shtepi-ne-kruje-rrezikojne-permbytjen